Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka thënë se sakrifica e Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak e mund.
Shkrimi i plotë:
Në 41-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë me homazhe heronjtë e kombit, Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Sakrifica e tyre për lirinë e vendit është motivi ynë për angazhim dhe përkushtim në vazhdimin e rrugës të cilën na e trasuan me gjak e mund.
Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët tanë!
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së martirëve të kombit!