Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëkohësisht kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka vizituar fshatin Dobërçan dhe Miresh, ku ka zhvilluar takime me gra, vajza dhe fermerë.
Në këto bashkëbisedime, ai ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të rolit të grave në vendimmarrje si dhe përkushtimin për të mbështetur sektorin e bujqësisë në mandatin e ardhshëm.
Statuset e plota:
Me gratë dhe vajzat e fshatit Miresh sot diskutuam për rolin e tyre në vendimmarrje.
Fuqizimi i rolit të tyre do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të ardhshëm, të cilin do ta konfirmojmë së bashku më 12 tetor, me një fitore të fuqishme.
BASHKË për barazi!
#BASHKËpërGjilanin
Doberçani njihet për fermerë të ndershëm dhe që jetojnë nga puna e tyre. Sot vizitova fermën e Emrah Adiler, njëri prej përfituesve të granteve bujqësore, që na mikpriti me bujari dhe na tregoi për angazhimet e përditshme.
Puna dhe përkushtimi i tij është frymëzim për të gjithë neve. Angazhimi im mbetet i qartë edhe për mandatin e ardhshëm: mbështetje dhe investim për bujqësinë e Gjilanit.
Jemi BASHKË!
#BASHKËpërGjilanin