Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë edhe këtë vit në karvanin shëndetësor “përSHËNDETje”, një nismë që sjell këshilla të dobishme për qytetarët rreth kujdesit shëndetësor.
Ai tha se shëndeti mbetet prioritet kryesor i komunës, duke rikujtuar investimet e bëra gjatë katër viteve të fundit në këtë sektor jetik.
Statusi i plotë:
Si në çdo vit, edhe sot me kënaqësi mora pjesë në karvanin shëndetësor “përSHËNDETje”, një nismë me këshilla të dobishme për shëndetin e qytetarëve tanë në Gjilan.
Nismat e tilla do t’i përkrahim çdoherë dhe jam i lumtur që për katër vjet kemi investuar shumë në shëndetësi – duke e bërë prioritet kryesor kujdesin ndaj secilit qytetar.
Shëndeti është themeli i jetës sonë ❤️