Në nderim të sakrificës së dëshmorëve tanë dhe në kuadër të përgatitjeve për Ditën e Çlirimit, janë intensifikuar punimet në Kodrën e Dëshmorëve – një vend simbolik i kujtesës dhe krenarisë sonë kombëtare.
Investimi i fundit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore rreth Kompleksit Memorial synon jo vetëm të lehtësojë qarkullimin, por edhe t’i japë këtij vendi të shenjtë dinjitetin dhe madhështinë që meriton.
Ky është postimi:
Në prag të Ditës së Çlirimit, vizituam nga afër punimet në Kodrën e Dëshmorëve – vendin e përjetësisë së heronjve tanë.🇦🇱
Rruga që po finalizohet do të lidhë lagjen Kodra e Dëshmorëve me Rrugën Qarkore, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke i dhënë edhe më shumë dinjitet e madhështi Kompleksit Memorial.