Në Gjilan po ndërtohet e ardhmja që sot. Kryetari Alban Hyseni bën të ditur se në vetëm tre vite janë nisur pesë çerdhe të reja publike, si pjesë e investimeve konkrete për fëmijët dhe familjet e qytetit.
Me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës, ky projekt shënon një prej arritjeve kryesore të këtij mandati.
Ky është postimi:
5 çerdhe në vetëm 3 vite, investim konkret për fëmijët dhe familjet e Gjilanit! 🏫
Në vetëm një mandat kemi filluar ndërtimin e 5 çerdheve të reja publike, një investim i jashtëzakonshëm prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 99% janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës, me përkushtimin e Kryeministrit Albin Kurti për komunën tonë.
Si pjesë e premtimeve tona elektorale për mandatin e parë, kemi realizuar atë që është më shumë se infrastrukturë. Është përkushtimi ynë për edukimin e hershëm, përfshirjen e fëmijëve në institucione cilësore dhe përkrahjen e prindërve në rrugëtimin e tyre profesional. 📚
#përGjilaninqëduam