Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e tre memorandumeve si Skulpturat Monumentale, Flaka e Janarit,Festivali i Teatrove të Shkollave.
Me këtë rast, kryetari Hyseni, ka thënë se Gjilanit po i rikthejmë mungesën e kahtmoshme të investimeve në kulturë.
Shkrimi i plotë:
Finalizimi i 3 memorandumeve të bashkëfinancimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit:
🗿 Skulpturat Monumentale – 71,350.00€
🔥 Flaka e Janarit – 30,000.00€
🎎 Festivali i Teatrove të Shkollave – 20,000.00€
Gjilanit si Kryeqytet të kulturës, po i rikthejmë mungesën e kahtmoshme të investimeve.
#kryeqytetikultures