Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, iu ka shprehur ngushëllime familjes Emërllahut, të cilët humbën dy anëtarë të tyre në aksident trafiku në fshatin Hodonovc të Kamenicës shkruan Radio Star.
Hyseni ka apeluar qytetarët të kenë kujdesë nga shpejtësia.
Shkrimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë kaq të rinjë, bashkëqytetarë tanë Albaton Emerllahu bashkë me bijën e tij, akoma pa bërë 1 vjeç Orelda Emerllahu.
Ngushëllimet me të sinqerta, familjes Emerllahu. Bashkëndjejmë me ju në këtë kohë të vështirë.
Shpirti i tyre u prehtë në paqe!
Të nderuar bashkëqytetarë, ju lutem keni kujdes nga shpejtësia, sepse familja ju pret.🏡👨👩👧👦