Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pranuar me pikëllim lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re, të gazetares dhe bashkëpunëtores së përkushtuar të FC Drita, Elife Sherifit.
Hyseni thekson se kontributi dhe përkushtimi i saj në gazetari dhe pranë klubit do të mbeten të paharrueshme, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në komunikimin dhe promovimin e sportit në rajon.
Në emrin e tij dhe të Komunës së Gjilanit, kryetari përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

