Jemi të vetëdijshëm që gastronomët janë më të prekurit nga pandemia Covid-19, prandaj sot prita në takim një grup të gastronomëve të Gjilanit për të dëgjuar problemet dhe kërkesat e tyre. Sipas tyre, ka dallime nëpër komuna sa i përket zbatimit të masave anti-covid, pajtohem që duhet të respektohen masat, por duan edhe trajtim të barabartë.
Unë u zotova që do të bëj gjithçka që është brenda kompetencave të kryetarit pasi që nuk mundemi të ndërhyjmë në kompetencat e institucioneve të tjera, por si ndërmjetësues do të angazhohen për të përçuar te përgjegjësit ankesat e tyre. Në fillim të javës tjetër, do të takohem me komandatin e policisë si dhe përgjegjësin e inspekcionit, për të diskutuar për këto probleme.