Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se kjo javë do t’i dedikohet plotësisht bujqësisë, pas një jave intensive të fokusuar në sektorin e shëndetësisë.
Hyseni ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantohen projektet e zbatuara në bujqësi dhe ndryshimet e bëra në buxhetin e këtij sektori, duke theksuar rëndësinë e tij për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Ai gjithashtu ka ftuar qytetarët të ndjekin me vëmendje lajmet dhe ngjarjet që do të organizohen gjatë javës, për të qenë të informuar mbi iniciativat dhe të rejat e fundit në këtë fushë.