Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka treguar se ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 2.4 milion eurove.
Sipas tij kjo shumë është për fillimin e punimeve në zgjërimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.
Shkrimi i plotë:
TRANSFORMIMI QYTETIT VEÇ SA KA FILLUAR ✅
Shumë i lumtur😊🙏 të nënshkruaja kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro✍️ për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka📍.
Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve💪☀️.
Për Gjilanin që duam ❤️
#përGjilaninqëduam