Deputetja e Vetëvendosjes, Arbreshë Kryeziu ka thënë se partitë opozitare e dijnë se Vetëvendosje i ka numrat për qeveri dhe për atë s’po e votojnë Albulena Haxhiun për Kryekuvendare, por ajo s’ka treguar se përse ato vota VV nuk po i përdorë për Haxhiun, por i ka veç për Kurtin.
“Partitë opozitare e dijnë që VV i ka votat për qeveri. Ata nuk duan që Albin Kurti të jetë kryeministër. Se kanë problemin me Albulena Haxhiun, por me Kurtin. Ata e dijnë se ne i kemi votat për Kurtin” – tha deputetja.