Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka votuar në vendvotimin e shkollës “Abaz Ajeti” në Gjilan.
Pas votimit, ai tha se është shumë e rëndësishme që të votohet sot, sepse po vendoset e ardhmja.
Statusi i plotë:
Mirëmëngjes të dashur qytetarë,
Unë dhe Gafurja sapo shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar për të ardhmen e qytetit tonë.
Ju ftoj të dilni masivisht dhe të merrni pjesë në këtë ditë feste për demokracinë.










