Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë katër viteve të fundit janë ndarë mbi 500 mijë euro për mbështetjen e 124 bizneseve në komunë.
Përmes fondit start-up dhe mbështetjes për bizneset e grave, synohet zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Statusi i plotë:
Mbi 500,000 euro për 4 vite për 124 biznese në komunën tonë!
Fondi start-up dhe mbështetja për bizneset e grave janë një shembull i përkushtimit tonë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës.
Gjithmonë është kënaqësi të takohemi me këto biznese dhe të diskutojmë për veprimtarinë e tyre të jashtëzakonshme.
Bashkë me kandidatët për Asamble i uruam për punën e tyre dhe i njoftuam se plani i qeverisjes tonë, edhe për katër vitet e ardhshme, do të vazhdojë fuqishëm të jetë pranë secilit që guxon të investojë dhe të punojë në komunën tonë.
#BASHKËpërGjilanin