Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur marrëveshjen për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dialogu i ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe reciprocitetit i zhvilluar së fundmi në Bruksel, avancon pozitën tonë.
Shkrimi i plotë:
Falë konsistencës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dialogu i ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe reciprocitetit i zhvilluar së fundmi në Bruksel, avancon pozitën tonë.
Përfaqësimi ynë si shtet tani po ndërton një standard të ri.
Reciprociteti në dokumente identifikuese në vendkalimet kufitare është një kapërcim i madh, ndërsa inferioriteti karshi Serbisë i takon të kaluarës, tashmë jemi palë të barabarta në dialog.
Qeveria Kurti me seriozitetin më të madh i qaset çdo çështjeje që prek interesat shtetërore dhe qytetare.