Kandidati për kryetar të Gjilanit, Hyseni, ka përmbyllur takimet e mbrëmjes së sotme në Lagjen 8, ku u prit nga familja e veprimtarit të njohur Aziz Bunjaku dhe banorët e kësaj zone.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kandidatët për asamble komunale, Shefket Kqiku dhe Enver Haziri.
Statusi i plotë:
Takimet për sonte i përmbyllëm me energji të mirë në Lagjen 8, ku u pritëm me nderime nga veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Aziz Bunjaku dhe nga banorët e kësaj zone.
Me neve ishin edhe Shefket Kqiku dhe Enver Haziri, kandidatët për asamble të listës sonë, që do të jenë zëri i të gjithë qytetarëve të Gjilanit pas 12 tetorit.
Gjilani do të vazhdojë me punë të mira dhe këtë do ta arrijmë BASHKË.
#BASHKËpërGjilanin