Sot kuvendi komunal i Gjilanit, i përbërë nga 35 asambleist nga të gjitha partit politke, me 18 vota zgjodhi Arianit Sadikun, kryesus të kuvendit kurse Shpresa Kurteshi-Emini e propozuar nga radhët e LDK-së, mori 17 vota një më pak se Sadiku.
Kryetari Hyseni, ishte prezent sot gjatë seancës se kuvendit, ku pa nga afër punimet e kuvendit të sotshëm, Hyseni ka uruar Arianit Sadiku, për marrjen e detyrës së re si kryesus i kuvendit komunal të Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Sot gjatë ditës, në seancën e dytë të asamblesë komunale, u zgjedh kryesuesi i Kuvendit Komunal.
Njëri nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!-dega në Gjilan, aktivisti i palodhshëm, sekretari i qendrës së Lëvizjes në Gjilan, Arianit Sadiku është zgjedhur kryesus i Kuvendit Komunal. Përvoja dhe parimet e Arianitit janë të pa kontestushme ndërsa puna dhe angazhimi janë virtytet që do t’i shërbejnë komunitetit.