Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të palestrës së sportit “Bashkim Selishta”, një projekt me vlerë 2.7 milionë euro që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, ky investim synon të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rinjtë e komunës, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitete sportive, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre. Investimet në sport, ka theksuar Hyseni, mbeten ndër prioritetet kryesore të këtij mandati.

