Kryetari i Gjilanit dhe njëherit kandidat për një mandat të ri, Alban Hyseni, ka vizituar banorët e fshatit Pogragjë, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Komunës, shoqatës së fshatit dhe Këshillit lokal.
Hyseni e vlerësoi këtë model si shembull të qasjes gjithëpërfshirëse në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke nënvizuar se partneriteti i drejtpërdrejtë me komunitetin është rruga e duhur për zhvillimin e qëndrueshëm.
Statusi i plotë:
Sot, bashkë me kandidatin Arton Fetahu vizitova banorët e fshatit Pogragjë, ku bashkë me banorët morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatës së fshatit, si dhe punëtori i mirëmbajtjes, i cili është angazhuar përmes një marrëveshjeje të përbashkët mes Komunës, Shoqatës dhe Këshillit të Fshatit.
Ky bashkëpunim është shembull i qasjes sonë gjithëpërfshirëse për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në partneritet të drejtpërdrejtë me komunitetin lokal.
#BASHKËpërGjilanin