I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me këshilltarin komunal Arbër Musliun kanë premtuar mbështetje për Klubin e Futbollit të femrave “Intelektualet.
Kryetari Hyseni, tregoi se Klubi i Futbollit të femrave “Itelektualet” i mirëpritën për vizitë.
“Bashkë me Arbër Musliun, asambleist në Kuvendin Komunal e dikur jendbollist, diskutuam për së afërmi me ekipin. Konfirmova edhe këtu përkushtimin tonë për mbështetje nga komuna për klubet e qytetit”, tha Hyseni.
Kreu i komunës më tej shtoi, se mbështetja për sportin e sidomos për gjeneratat e reja, nuk është vetëm përkrahje sportive. Për më tepër, sporti është edhe edukatë e kuturë.