Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.
Hyseni theksoi përkushtimin e komunës për të mbështetur iniciativa që fuqizojnë shkëmbimin kulturor dhe rrisin përfshirjen aktive të të rinjve në jetën kulturore dhe shoqërore të qytetit.

