Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot pa pritur në takim ministrin për komunitete dhe kthim, Nenad Rašić dhe stafin e tij.
Hyseni ka treguar se sëbashku me Ministrin Nenad Rašić, kanë vizituar çerdhen në fshatin Shillovë, ku janë njoftuar nga afër me për nevojat dhe sfidat e tyre.
Shkrimi i plotë:
Me kënaqësi mirëpritëm në Gjilan ministrin për komunitete dhe kthim, Nenad Rašić dhe stafin e tij, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë.
Diskutuam për çështjet e komuniteteve joshumicë dhe mundësitë e bashkëpunimit për ofrimin e kushteve më cilësore për këtë kategori, si dhe vizituam çerdhen në fshatin Shillovë, ku u njoftuam nga afër me nevojat dhe sfidat e tyre.
Ministri shprehu gatishmërinë e tij për përkrahje financiare të projekteve tona në të mirën e komuniteteve joshumicë, e të cilat janë të shumta.
Bashkë qeverisim, për të gjitha shtresat.
#bashkeqeverisim #pertegjithashtresat