Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, sot ka prezantuar projektin e radhës, i cili është renovimi i plotë i Plastrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” shkruan Radio Star.
Sipas Hysenit, ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës si në ambientë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm dhe kjo komunës së Gjilanit, do ti kushtoj 2,3 milion euro.
Shkrimi i plotë:
7 javë – 7 projekte
Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil €
Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve.
– Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.;
– Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re.
Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve.
#pergjilaninqeduam
#persportin
#persportistet