Sot është përuruar rruga Gjilan-Bujanoc, me një gjatësi prej 2.9 kilometrash, shkruan Radio Star.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka publikuar një video duke prezantuar projektin e përfunduar.
Hyseni ka deklaruar se çdo ditë po punohet me intensitet të lartë për Gjilanin që duam, ndërsa ritransformimi i rrugëve i ka dhënë qytetit një pamje krejtësisht të re.
Statusi i plotë:
U ndezën edhe dritat 💡
Rruga e Përlepnicës ka marrë një pamje edhe më të bukur me ndriçimin e vendosur aty.
Çdo ditë po punojmë me intensitet të lartë për Gjilanin që ne duam dhe ritransformimi edhe i rrugëve i ka dhënë pamje tjetër komunës tonë.
Po ndaj me ju pamjet nga Gjilani ynë.
#pergjilaninqeduam