Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka treguar se faza e dytë e këtij projekti ambicioz po merr formë dhe synon të sjellë një hapësirë moderne që do t’i japë qytetit një pamje të re.
Ai theksoi rëndësinë e përfundimit të projektit në afat, për t’u siguruar që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga një infrastrukturë funksionale dhe e përshtatur me nevojat e tyre.
Statusi i plotë:
Jemi në ditën e tetë të punimeve në rrugën “Adem Jashari”, dhe punët po kryhen me ritëm të shpejtë 🛠 🚧
Pjesa e dytë e këtij projekti ambicioz po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne që do t’i japë qytetit tonë një pamje të re.
Ne e dimë sa e rëndësishme është që ky projekt të finalizohet me kohë për të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të kenë një infrastrukturë që i përgjigjet nevojave të tyre.
#përGjilaninqëduam