Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e qytetit po zhvillohen me ritëm të jashtëzakonshëm, duke e afruar çdo ditë më shumë realizimin e një projekti të shumëpritur.
Sipas tij, investimi prej 15 milionë eurosh konsiderohet jetik për sportin dhe sportdashësit, pasi do të krijojë kushte moderne për zhvillimin e garave, mbështetjen e talenteve dhe forcimin e jetës sportive në qytet.

