Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm të shpejtë, duke e cilësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme për sportin lokal.
Hyseni, ka theksuar se çdo ditë e më shumë po bëhet realitet një prej projekteve më të rëndësishme për sportin dhe komunitetin gjilanas.
Statusi u plotë:
Punimet në stadiumin e qytetit po ecin me ritëm shumë të shpejtë!
Çdo ditë e më shumë, po merr formë një prej projekteve më të rëndësishme për sportin dhe qytetin tonë. 🏟️
#përGjilaninqëduam