Kryetari Hyseni, sot nga afër ka përcjellur klubi e Sc Gjilanit, e cila zhvilloj takimin e saj kundër Ulpianës, ku ekipi gjilanas shënoi fitore me rezultat 2 me 0.
Hyseni përmes një statusi në facebook, ka treguar se punimet në terrenin e fushës sportive të përkohshme të ekipeve të Gjilanit, janë mbyllur në kohë të shpejtë dhe me sukses, ku dhe është vendosur edhe sistemi “VAR”.
Shkrimi i plotë:
Punimet në terrenin e fushës sportive të përkohshme të ekipeve të Gjilanit, janë mbyllur në kohë të shpejtë dhe me sukses. Gjilani dhe Drita, do i luajnë në qytet ndeshjet e tyre. Edhe ecuria që e kanë ekipet tona, duke u pozicionuar në treshen e parë të kampionatit, bën që të meritojnë kushte të mira, e shtëpi ku mund të luajnë afër tifozëve të tyre. Sot, pata mundësinë ta shoh nga afër terrenin dhe ndeshjen e luajtur. Vazhdojmë përpara me punë konkrete, rezultate të prekshme dhe çuarjen përpara të modelit e vizionit tonë për Gjilanin.