Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ se qeverisja e kaluar i la qytetit një borxh arriti shifrën në 14 milionë euro.
Hyseni thekson se administrata aktuale ka sjellë një model të ri dhe të përgjegjshëm për menaxhimin e financave publike, duke shlyer rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra dhe duke kufizuar borxhet e reja. Përmes kësaj qasjeje, synimi është të rritet transparenca dhe llogaridhënia për fondet e qytetarëve.
Postimi i plotë:
🔴 Qeverisja e mëparshme la një barrë të rëndë financiare për qytetin, me borxhe që arritën në 14 milionë euro gjatë pesë viteve, ndërkohë që ndau vetëm 5 milionë euro për t’i shlyer ato. Ligji për Shpronësim (Neni 16, Ligji Nr. 03/L-139), obligon komunen që çdo borxh për shpronësime duhet të shlyhet plotësisht brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e vendimit.
🔴Keqmenaxhimi dhe mungesa e planifikimit bënë që ndër vite të paguhen miliona euro nga taksat e qytetarëve për shpenzime përmbarimore. Për shumë nga këto toka të shpronësuara, nuk kishte fare projekte.
✅Ndryshe nga kjo, qeverisja aktuale nën drejtimin tim ka krijuar një model të ri të menaxhimit të taksave dhe parasë publike. Me një qasje të përgjegjshme financiare, kemi arritur të kufizojmë borxhet e reja në vetëm 700 mijë euro, ndërsa kemi shlyer rreth 10 milionë euro borxhe të vjetra.
✅Ky model i ri synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike, duke garantuar që taksat e qytetarëve të shpenzohen me kujdes dhe përgjegjësi.