Pas suksesit historik të FC Drita, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke e cilësuar këtë arritje si një moment krenarie jo vetëm për klubin dhe qytetin, por për të gjithë futbollin kosovar.
Në një postim në rrjete sociale, Hyseni ka thënë se “historia shkruhet përsëri”, ndërsa e ka quajtur Gjilanin si kryeqytetin e futbollit kosovar për këtë mbrëmje historike.
Statusi i plotë:
HISTORIA SHKRUHET PËRSËRI! 💙🤍
FC Drita nga Gjilani kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës – një sukses i madh për klubin, qytetin dhe gjithë futbollin kosovar. 🇽🇰⚽️
Gjilani sonte është kryeqyteti i krenarisë dhe futbollit kosovar! 🏟️🙌