Kryetari aktual i Gjilanit dhe kandidati për një mandat të ri, Alban Hyseni, së bashku me deputeten Liza Gashi dhe kandidatin për Asamble, Andi Shkodra, vizituan organizatën ‘Fuqia e Bashkimit Rinor’, ku diskutuan mbi energjinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë së Gjilanit dhe projektet që po ndryshojnë komunën për të mirë.
Statusi i plotë:
Kënaqësi si gjithmonë vizita në organizatën “Fuqia e Bashkimit Rinor”, që është edhe fuqia e rinisë tonë në Gjilan.
Bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatin për Asamble, Andi Shkodra takuam drejtuesin e organizatës, Dardan Marovca dhe anëtarët tjerë, derisa bashkë folëm për energjinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë tonë dhe projektet e tyre që po e ndryshojnë komunën për të mirë.
Rinia është zëri i të ardhmes së Gjilanit, andaj ne do të jemi gjithmonë pranë tyre!
#BASHKËpërGjilanin