Punimet në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan po shkojnë drejt përfundimit, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm në infrastrukturën e qytetit.
Sipas kryetarit Alban Hyseni, trotuari i kësaj rruge pritet të përfundojë brenda pak ditësh, ndërsa më pas do të nisë asfaltimi, që do ta shndërrojë këtë aks në një nyje të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset lokale.
Ky projekt është pjesë e investimeve të shumta që synojnë modernizimin dhe zhvillimin e Gjilanit.
Statusi i plotë:
Rruga “Adem Jashari” po bëhet 🚧
Edhe pak ditë pune dhe trotuari i rrugës “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për qytetarët. Më pas, do të fillojë asfaltimi i rrugës, duke e bërë këtë aks të rëndësishëm një pjesë të padiskutueshme të infrastrukturës së qytetit tonë.
Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam.
#përGjilaninqëduam