Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për përfundimin e projektit të ri infrastrukturore te Kodra e Dëshmorëve, një zonë me rëndësi historike dhe emocionale për qytetarët.
Rruga e re, me një gjatësi prej 194 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash, synon të lehtësojë qasjen në këtë vend ku prehen ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Sipas Hysenit, ky projekt nuk është thjesht një investim në infrastrukturë, por edhe një homazh për dëshmorët, duke krijuar një hapësirë më të sigurt dhe funksionale për vizitorët dhe qytetarët.
Statusi i plotë:
📍 Kodra e Dëshmorëve – vendi ku pushojnë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.
Me 194 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, rruga e re te Kodra e Dëshmorëve do të lehtësojë qasjen në këtë vend historik ku prehen gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën.
Një projekt që nuk është vetëm rrugë, por edhe një homazh për ata që bënë të mundur rrugën tonë drejt lirisë!
Gjithashtu, kjo rrugë do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut dhe do të krijojë një lidhje më të sigurt për qytetarët tanë. 🚧
✅ Trotuar për këmbësorët
✅ Muri mbrojtës për stabilitet dhe siguri
✅ Lidhje më e shpejtë dhe më funksionale për qytetin
#përGjilaninqëduam