Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” po shkojnë drejt finalizimit.
Projekti përfshin ndërtimin e një rrethrrotullimi dhe shtresën përfundimtare të asfaltit, duke sjellë një infrastrukturë më moderne dhe qarkullim më të lehtë për qytetarët.
Statusi i plotë:
Rruga Hamdi Kurteshi – po finalizohet. 🚧
Punimet po ecin jashtëzakonisht mirë dhe së shpejti do të realizohet rrethrrotullimi, për të vazhduar me shtresën finale të asfaltit.
Ky projekt është një hap i madh drejt një qarkullimi më të lehtë dhe një infrastrukture më moderne për Gjilanin që duam.
#përGjilaninqëduam