Për vite të tëra rruga “Hamdi Kurteshi”, ishte në gjendje të mjerueshme, ndërsa tash kjo pjesë ka marr pamje krejt tjetër.
Kjo po ndodh pas investimeve që po bëhen e që kapin vlerën e rreth 2.4 milionë eurove.
Tani më lumi është mbuluar, është asfaltuar rruga me katër korsi, po bëhen trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se për 21 vjet, rruga “Hamdi Kurteshi”, ishte pothuajse jofunksionale, e stërvjetruar, e ngarkuar me kolona dhe me kundërmim kanalizimi.
“Brenda mandatit tonë qeverisës po e transformojmë dhe po e kthejmë në një rrugë model për gjithë qytetin”, tha kryetari Hyseni.










