Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ndarë përmes një videoje pamje nga projektet e fundit infrastrukturore në qytet, duke veçuar rrugën “Adem Jashari”, e cila tashmë ka marrë formën e saj përfundimtare shkruan Radio Star.
Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ka inspektuar nga afër punimet gjatë fazës së asfaltimit të kësaj rruge.
Projekti përfshin edhe ndërtimin e hapësirave të mjaftueshme për parkim, ndërsa pritet që së shpejti të instalohet ndriçimi publik, duke përmirësuar më tej standardet e kësaj zone.