Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Drejtorin e Kulturës, Kushtrim Zeqiri, dhe Drejtorin e Teatrit, Erson Zymberi, kanë vizituar Qendrën e Re Kulturore, e cila është afër përfundimit në lagjen “Dardania”.
Hyseni deklaroi se kjo qendër e re kulturore do të ofrojë një hapësirë të madhe dhe një lokacion të përshtatshëm, duke u krijuar posaçërisht për qytetarët e Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
KultQendra edhe pak është gati 🏛️
Sot vizituam punimet në qendrën e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës.
Me një hapësirë shumë të madhe, në një super lokacion, po krijojmë për qytetarët e Gjilanit, por edhe të gjithë Kosovën, sallë alternative për teatrin, kinemanë dhe galerinë e qytetit.
Po ndaj me ju pamjet e para nga ky mega-projekt. Për Gjilanin që është vatër e artistëve më të mirë të vendit, për Gjilanin e artit dhe kulturës. 🎭🎬
#pergjilaninqeduam #QytetiiGjilanit