Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” po shkojnë drejt përfundimit.
Projekti, me vlerë 3.3 milionë euro, pritet të ofrojë kushte moderne mësimore dhe laboratorike për nxënësit nga Anamorava, Presheva, Bujanoci, Kumanova dhe rajoni më gjerë, duke e forcuar Gjilanin si qendër të rëndësishme arsimore në fushën e mjekësisë.

