Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta për ndarjen nga jeta të profesoreshës Afërdita Agushaj-Ismajli, duke vlerësuar kontributin e saj të çmuar në edukimin artistik dhe formimin e shumë brezave në Shkollën e Muzikës në Gjilan.
Telegram ngushëllimi:
Me dhimbje mora lajmin për ikjen e parakohshme nga jeta të Afërdita Agushaj-Ismajli, profesoreshë në Shkollën e Muzikës në Gjilan, e cila me përkushtimin e saj dha kontribut të çmuar në edukimin artistik të shumë brezave.
Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agushaj dhe Ismajli, kolegët dhe nxënësit e saj.










