Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, shprehu kënaqësinë e tij për inaugurimin e sistemit të ri të ujësjellësit në fshatin Uglarë, një projekt kyç në bashkëpunim me Qatar Charity për furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës.
Hyseni theksoi se ky projekt, me vlerë 1.5 milionë euro, do të sigurojë ujë të pijshëm për rreth 10 mijë banorë në Uglar, Bresalc, Pogragjë, Cerrnicë, Vrapqiç dhe Vërbicë e Kmetovcit.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë drejtuesit e Qatar Charity, përfaqësues të ambasadës së Katarit, zyrtarë komunalë dhe banorët e fshatit, të cilët shënuan këtë moment të rëndësishëm për komunitetin.
Shkrimi i plotë:
Jam jashtëzakonisht i lumtur që dje pata nderin të inauguroj sistemin e ri të ujësjellësit në Uglar, si pjesë e projektit të përbashkët me Qatar Charity për furnizimin me ujë në fshatrat: Bresalc, Pogragjë, Cerrnicë, Vrapqiç dhe Vërbicë e Kmetovcit. Ky projekt i rëndësishëm, me një vlerë totale prej 1.5 milionë eurosh do të sigurojë ujë të pijshëm për rreth 10 mijë banorë. 🚰
Në këtë moment të veçantë, me ne u bashkuan edhe drejtuesit e Qatar Charity, Yousuf Al Kuwari dhe Esam Dabab, ambasadori i Katarit në Tiranë, Jaber Ali Adouseri, zyrtarë komunalë dhe banorët e fshatit. Kur filluam qeverisjen, gjetëm 15 fshatra pa qasje në ujë të pijshëm. Ky është projekti i pestë që e përmbyllim për të tejkaluar këtë problem.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e të gjithë gjilanasve, në të gjitha fshatrat dhe në të gjitha lagjet!
#pergjilaninqeduam #QatarCharity #ujetepijshem