Një ndër ndërtesat më ikonike të Gjilanit po përjeton një transformim të rëndësishëm.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka njoftuar se projekti për fasadimin e Soliterit tashmë ka nisur dhe do të përfshijë jo vetëm këtë objekt, por edhe të gjitha ndërtesat e banimit kolektiv në qytet.
Ky investim synon të përmirësojë pamjen urbane dhe kushtet e jetesës për qytetarët.