Ditën e 17 Shkurtit e nisëm me një seancë solemne në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku u përkujtua rruga e gjatë dhe sakrificat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo seancë ishte një moment reflektimi dhe krenarie, ku u theksua rëndësia e këtij përvjetori për kombin tonë.
Më pas, vazhduam me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan si shenjë nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë tonë.