Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi profesor Enver Sherifin, një prej 29 përfituesve të programit të subvencionimit për mjedrën dhe boronicën.
Hyseni tregon se profesori Sherifi është një model i përkushtimit, duke kontribuar jo vetëm në arsim, por edhe në zhvillimin e bujqësisë.
Postimi i plotë:
Vizitë te profesori Enver Sherifi, një punëtor i zellshëm e i përkushtuar jo vetëm në arsim, por edhe në bujqësi! 🧑🌾
Profesori Enver është një nga 29 përfituesit e programit tonë të subvencionimit të mjedrës dhe boronicës, një mundësi kjo e shkëlqyer për fermerët e Gjilanit që të depërtojnë në tregje të reja.
Falë investimit tonë prej 138,000 euro, kemi arritur të mbështesim këta fermerë me fidanë, sisteme të ujitjeje dhe materiale për modernizimin e fermave. 💧👩🌾👨🌾
#pergjilaninqeduam #javaebujqesise