Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në kantonin Aargau të Zvicrës.
Ai u prit me entuziazëm nga mërgimtarët, të cilët shprehën gatishmërinë për të kontribuar në zhvillimin e Gjilanit dhe për ta mbështetur në zgjedhjet e 12 tetorit.
Në fjalën e tij, Hyseni theksoi se takimet me mërgatën sjellin gjithmonë energji pozitive dhe janë dëshmi e rolit të rëndësishëm që ajo ka pasur dhe do të ketë në të ardhmen e qytetit.
Statusi i plotë:
Takimet tona me mërgatë janë gjithmonë të veçanta ngase marrim energji pozitive për rrugën tonë drejt fitores.
Në Aargau të Zvicrës u pritëm mirë dhe takuam shumë bashkëvendas që janë të gatshëm të kontribuojnë për Gjilanin, si dhe na ofruan mbështetje që më 12 tetor të vulosim fitoren.
Mërgata jonë gjithherë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qytetit, andaj bashkë me ta do t’i vazhdojmë punët e mira.