Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me dr. Esma Mustafën, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe nevojat me të cilat përballet reparti, ndërsa Hyseni theksoi se në mandatin e ri shëndetësia do të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët jetikë që shpëtojnë jetë çdo ditë.
Statusi i plotë:
Sot u takova me dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.🩺
Diskutuam mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë.🏥