Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, është takuar me ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës dhe njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg shkruan Radio Star.
Hyseni thotë se u zotua që regjioni i Lindjes, do të vazhdojë punën e njejtë me përkushtim të lartë.
Shkrimi i plotë:
Kënaqësi të takoi ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës 🇲🇹 njëherit kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
Biseduam për punën dhe përkushtimin tonë në temat e veprimit të OSBE-së në Kosovë. Ky takim u realizua për vlerësimin e punës së mirë që kemi realizuar në regjionin e lindjes.
Si kryetar i komunave të regjionit të Lindjes në kuadër të AZHR-së, u zotova që regjioni do të vazhdojë punën e njejtë me përkushtim të lartë.