Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me logopedet e angazhuara në shkollat fillore të qytetit.
Në takim u diskutua për rezultatet e deritashme dhe mundësinë e vazhdimit të programit edhe në vitet e ardhshme.
Statusi i plotë:
Takimet i vazhduam me logopedet e angazhuara nga komuna jonë.
Komuna e Gjilanit është e para në Kosovë që ka filluar ofrimin e shërbimeve logopedike në shkollat fillore. Deri tani, mbi 100 fëmijë kanë përfituar krejtësisht falas nga këto shërbime profesionale. 🏫
Me logopedet biseduam për përfitimet e këtij programi dhe mundësitë që ai të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. 🤝🏻
#përGjilaninqëduam