Në kuadër të takimeve zyrtare në Turqi, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u prit nga Fahrettin Gülener, pronar i grupit të ndërmarrjeve ERMETAL, i cili numëron mbi 1600 punëtorë. Z. Gülener është gjithashtu Kryetar i Bordit të Fondacionit ERTEV dhe Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Bursa.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik, mundësitë e investimeve në fusha të ndryshme si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.
Kryetari Hyseni e falënderoi z. Gülener për mikpritjen dhe gatishmërinë për të shkëmbyer përvoja dhe bashkëpunime konkrete edhe në të ardhmen.

