Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar sot qytetarët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Në këtë ditë të veçantë, ai ka vizituar punëtorët e ndërmarrjes lokale, ku ka theksuar përmirësimet e arritura në kushtet e punës, rritjen e numrit të të punësuarve dhe ngritjen e pagave, si dëshmi e përkushtimit për ta vendosur punëtorin në qendër.
Ky është postimi:
Urime 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! 👷🏻♂️👷🏻♀️
Sot, vizitova punëtorët e ndërmarrjes lokale për të bashkëbiseduar mbi përmirësimet e arritura në kushtet dhe dinjitetin e tyre.
Nga vetëm 12 punëtorë dikur, sot janë mbi 300. Ndërmarrja ka kaluar nga 37,000 euro humbje në mbi 100,000 euro fitim, dhe është bërë ngritja e pagave për punëtorët. Kjo është dëshmi e përkushtimit tonë për ta vendosur punëtorin në qendër.
Urime 1 Maji – le të jetë çdo ditë një hap më afër të drejtave dhe vlerësimit që punëtorët meritojnë! 🤝🏻
#përGjilaninqëduam