Kandidati për mandatin e dytë në krye të Komunës së Gjilanit, Hyseni, ka zhvilluar një takim me studentët përfitues të bursave komunale.
Në këtë takim, ai ka folur për rëndësinë e investimit në arsim dhe ka premtuar vazhdim të mbështetjes për studentët edhe në periudhën e ardhshme qeverisëse.
Statusi i plotë:
Bashkë me disa nga qindra studentët që kanë përfituar bursa komunale folëm për ambiciet e tyre dhe për rrugën që po e ndërtojnë për një të ardhme më të mirë.
Përkrahjen për ta do ta forcojmë edhe gjatë mandatit të ardhshëm. 🤝🏻









